Luizi i shqetësuar se si e sheh nga jashtë, reagon Kiara Tito

Mediale Vip

Luizi i shqetësuar se si e sheh nga jashtë, reagon Kiara Tito

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:13
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Luizi i ka shprehur Visit shqetësimin e tij sesi Kiara po e sheh nga jashtë.

Ai tregoi se e kishte planifikuar që të dilnin bashkë nga Big Brother e do i përballonin bashkë të gjitha.

"Nuk e di çfarë është duke bërë Kiara, nuk e di si më ka parë jashtë, nuk e di çfarë po lexon. E kisha llogaritur të dilnim bashkë dhe t’i përballonim të gjitha bashkë jashtë, thashethemet, presionin e njerëzve", tha Luizi.

Kiara e ka postuar këtë moment në Instastory duke treguar se ajo po e ndjek 24 orë.

"Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!", shkruan Kiara.

Image
Reagimi i Kiara Titos
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat