“Të dua jashtë!”/ Luizit nuk i del inati me Dean, kërkon të marrë “hakun” e Efit

Mediale Vip

“Të dua jashtë!”/ Luizit nuk i del inati me Dean, kërkon të marrë “hakun” e Efit

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:49
Dea, Kiara, Luiz dhe Efi

Luizi e ka treguar hapur se nuk ka ndërmend të ndalojë derisa të arrij qëllimin e tij për të nxjerrë Dea Michel jashtë shtëpisë së “Big BrotheVIP”. Siç këngëtari e ka thënë dhe më parë ai do të marrë “hakun” e Efit.

Teksa po bisedonte me Dean në verandë, Luizi i tha asaj se e do jashtë shtëpisë, kjo për faktin sepse e ka bërë atë të përjetoi emocionet më të trishta brenda në shtëpi, duke nxjerrë në nominim Kiarën dhe Efin.

Dea i tha Luizit se qëllimi i të gjithëve është të nxjerrin njëri-tjetrin jashtë, por Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë me askënd, por vetëm me atë.

Ai madje shprehu me zë të lartë se ka dëshirë të dalë në nominim me Dean dhe Oltën, sepse këtë të fundit po ashtu e ka do jashtë shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë ty të dua jashtë

Dea: Edhe un, të gjithë e duam njëri tjetrin jashtë

Luizi: Ty specifikisht, se këta të tjerët nuk më kanë bërë asgjë

Dea: Po unë çfarë të kam bërë

Luizi: Më nxore në nominim me Efin dhe Kiarën dhe më ke bërë të përjetoj emocionet më të mëdha më të trishta në këtë rrugëtim dhe ti e di sh mirë

Dea: Ti këto ditë që mu afrove nuk ishte për tu kuptuar me njëri tjetrin por për lojë. Është shumë e shëmtuar kjo që bën ti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat