“Ishte vëllai im”, cili banori “ia mori zemrën” Valbona Memës në Big Brother Vip

Mediale Vip

“Ishte vëllai im”, cili banori “ia mori zemrën” Valbona Memës në Big Brother Vip

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:54
Valbona Mema

Këngëtarja e njohur njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother VIP, Valbona Mema e ndërpreu para kohe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme, por duket se e ka shijuar shumë qëndrimin Brenda.

E ftuar sot në “Se Luan Topi”, Valbona u shpreh se të gjithë i konsideronte si fëmijët e saj, ndërsa Armaldon e cilëson si vëllanë e saj të vogël. Valbona kujtoi edhe momentet që i mungojnë më shumë tashmë që ka dalë jashtë Big Brother.

“Unë e kam jetuar atë lloj eksperience dhe sinqerisht u ambientova shumë shpejt dhe të gjithë i quajta si fëmijët e mi. Armaldo ishte vëllai im i vogël. Çuditërisht më përqafonin çdo mëngjes dhe çdo darkë. Nuk është se ato u disiplinuan, se të disiplinuar janë.

Unë shkova jo si një lojtar,e guxova si femër dhe ata Ata kishin shumë respekt ndaj meje dhe kjo bëri ndryshonte dita. Mungesa e përqafimit ndihej, un arrita të merrja shumë dashur, e di që më mungon. Ishim 13 veta dhe të gjithë ishin mosha e fëmijëve te mi. Më shumë do më mungojë mungon mëngjesi me Luizin që më bënte kafen dhe para primet që përqafonim njëri tjetrin dhe thoshim “suksese”, emocioni ishte shumë i madh”- tha Valbona Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat