Gerard Piqué dhe një arsye tjetër që do ta tërbonte fare Shakirën, a do të martohet me ‘flakën e re’?!

Mediale Vip

Gerard Piqué dhe një arsye tjetër që do ta tërbonte fare Shakirën, a do të martohet me ‘flakën e re’?!

Më: 5 prill 2023 Në ora: 09:28
Gerard Piqué - Shakira

Në orët e fundit, pasi Shakira u transferua përfundimisht në Miami, bashkë me dy djemtë e saj, ka dalë në pah ajo që mund të jetë një bombë e vërtetë në marrëdhënien mes Gerard Piqué dhe Clara Chía.

Ish-futbollisti po mendon të marrë një vendim në lidhje me të dashurën e tij aktuale, duke bërë diçka që nuk e kishte bërë kurrë në lidhjen e tij të mëparshme me Shakirën. Sipas programit ‘Fiesta’, ish-lojtari i Barcelonës dhe Clara Chía mund të martohen, sepse “janë shumë të dashuruar”.

Nëse lajmi konfirmohet, mund të jetë shkak zemërimi për këngëtaren kolumbiane, e cila në lidhjen e tyre 11-vjeçare, falë së cilës kanë dy fëmijë, nuk u martua. Edhe pse në këtë rast mund të ketë të bëjë më shumë me Shakirën se sa me Piqué, pasi këngëtarja nuk ishte pro një dasme, siç e pranoi edhe në disa deklarata nga e kaluara: “Më tremb shumë, nuk dua. Nuk më pëlqen që Pique të më shohë si grua, më mirë të më shohë si të dashurën e tij”.

Gjithçka që ka të bëjë me Piqué dhe Clara ka qenë burim zemërimi për Shakirën, siç e ka treguar edhe në tekstin e fundit të këngës që është dëgjuar gjerësisht në mbarë botën, ‘BZRP Music Sessions 53’.

Për sa i përket Pique dhe Clara Chía, marrëdhënia e tyre po forcohet çdo ditë e më shumë. Të dy jetojnë së bashku prej javësh, zyrtarisht, në një apartament që ish-futbollisti ka në një nga zonat më luksoze të Barcelonës.

Përsa i përket asaj se si do të ishte dasma, në atë program u zbuluan disa detaje të habitshme: "Ata flasin mbi të gjitha se si do të dëshironte të ishte martesa. Clara në asnjë moment nuk dëshiron që të jetë dasmë me stil, por diçka shumë intime, sepse nuk dëshiron që të bëhet pre e mediave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat