Finalja e "Big Brother VIP" do të zhvillohet në stadium? Eduart Grishaj zbulon të vërtetën

Mediale Vip

Finalja e "Big Brother VIP" do të zhvillohet në stadium? Eduart Grishaj zbulon të vërtetën

Më: 16 prill 2023 Në ora: 06:57
Eduart Grishaj

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Merre me Long show” me Gent Hazizin dhe Ermir Topin Në Top Albania Radio ka qenë regjisori i njohur, Eduart Grishaj. Sigurisht që tema kryesore e këtij diskutimi ishte fenomeni i “Big Brother VIP” ku Eduarti ka zbuluar disa detaje të vogla në lidhje me finalen e këtij edicioni të dytë.

Edhe pse në formatin e suksesshëm 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë janë plotësuar, para pak ditësh u bë e ditur se finalja e madhe do të mbahet më 6 maj. Sigurisht që finalja e këtij spektakli është një pikë kyçe diskutimi jo vetëm nga njerëzit që e ndjekin “Big Brother VIP” por edhe nga vetë banorët aty brenda. Pyetje të pafundme ka por gjithësesi suspanca mbetet për ditën e madhe.

Gent Hazizi e pyeti regjisorin nëse do të zhvillohet vallë finalja e madhe e “Big Brother VIP” te stadiumi Air Albania apo janë thjesht fjalë dhe aludime, ai u përgjigj:

Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës nuk kalojmë direkt tek finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’ju jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t’i marrim ndeshjet me radhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat