Kërcënoi në “Tik-Tok” Noizy-n, ndalohet në Rinas Cllevio Serbiano

Mediale Vip

Kërcënoi në “Tik-Tok” Noizy-n, ndalohet në Rinas Cllevio Serbiano

Më: 16 prill 2023 Në ora: 12:18
Cllevio Serbiano

Reperi, Klaviol Ahmeti i njohur si  “Cllevio Serbiano” është ndaluar në Rinas, pasi ka kërcënuar në rrjetin social “Tik Tok”, reperin tjetër të njohur, Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija bën me dije se Noizy dhe babai i tij e kanë kallëzuar për shkak të kërcënimeve që Cllevio ka bërë në rrjetin social.

Kujtojmë që dy reperët janë konfliktuar fizikisht më parë në qytetin e Durrësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat