Së shpejti vjen bashkëpunimi mes Dafinës dhe dy artistëve të njohur botëror

Mediale Vip

Së shpejti vjen bashkëpunimi mes Dafinës dhe dy artistëve të njohur botëror

Më: 25 prill 2023 Në ora: 17:52
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri po vazhdon të punojë në projekte muzikore me videoklipe, derisa në pritje është edhe publikimi i albumit të saj.

Këngëtarja së shpejti sjell bashkëpunim me dy artistë të huaj dhe fjala është për Dystinct dhe Ricky Rich, nga hitet “Ya La Laa” dhe “Habibi”.

Nuk ka ende datë të publikimit, por sipas faqes Mtvks në Instagram, projekti është në përfundim të xhirimeve.

Lajmin e ka shpërndarë më pas edhe vetë artistja në Instagram.

Përveç kësaj kënge të re, Dafina së shpejti do të publikojë edhe projektin e parë me reperen Ya Nina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat