I dha fund lidhjes, Taylor Swift bën ndryshime “të frikshme” Instagram

Mediale Vip

I dha fund lidhjes, Taylor Swift bën ndryshime “të frikshme” Instagram

Më: 1 maj 2023 Në ora: 17:55
Taylor Swift

Taylor Swift, teknikisht, s’e ka pranuar ndarjen nga Joe Alwyn, megjithatë, përmes ca veprimeve, e kuptojmë se ndoshta s’ka nevojë për konfirmim. Fansat e saj vunë re se këngëtarja ka fshirë link-un e “Lavander Haze”, nga bio në Instagram, si dhe reel e postuar, pasi kënga i kushtohet pikërisht Joe.

Në videon e fshirë, Tay tregon më shumë mbi këngën dhe jep ca detaje për lidhjen e saj me aktorin dhe se si ata të dy kanë injoruar thashethemet dhe gjithçka që portalet kanë thënë rreth tyre, duke mbrojtur lidhjen e tyre dhe gjërat që kanë më shumë rëndësi për ta.
 
Ndërkohë që burimet thanë se Tay dhe Joe u ndanë miqësisht, fansat e saj kanë vënë re se shumë miq të saj e kanë hequr nga Instagram-i Joe. Lista e miqve që kanë vendosur t’i bëjnë unfollow aktorit vijon:

Austin Swift

Ryan Reynolds

Abigail Lauren

Claire Winter

Alana Haim

Danielle Haim

Este Haim

Gigi Hadid

Martha Hunt

Ashley Avignone

Gracie Abrams

Aaron Dessner

Jack Antonoff

Një burim për People bëri me dije se dyshja u nda për shkak të ndryshimeve në personalitetin e tyre, të cilat ishin të pakapërcyeshme. Gjithashtu, u tha edhe se Joe nuk u përshtat dot me nivelin e famës së Taylor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat