Luizi u martua dhe e fitoi Big Brotherin, por pse familjarët e tij munguan sonte?

Mediale Vip

Luizi u martua dhe e fitoi Big Brotherin, por pse familjarët e tij munguan sonte?

Më: 7 maj 2023 Në ora: 06:58
Luizi

Pse munguan familjarët e Luizit në dasëm dhe finale?

Është kurorëzuar në martesë dashuria e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbëmjen e sotme.

Çifti më i famshëm i momentit kanë zhvilluar ceremoninë e tyre në ambientet e Bashkisë së Tiranës, nga kryetari i saj.

Kiara zgjodhi që të marrë mbiemrin e partnerit dhe të dy thanë Po.

Por, asnjë nga familjarët e Luizit nuk u pa në ceremoni, veç hallës së tij.

Nëna e Luizit u shfaq në gjysmëfinale e BBV për të surprizuar të birin, por mungoi sonte në ditën e tyre të rëndësishme.

Kujtojmë se Kiara ka deklaruar më shumë se njëherë se ka raporte të mira me nënën e partnerit të saj dhe se janë takuar.

Por moderatorja nuk ka foluar asnjëherë për Ina Ejllin, motrën e Luizit e cila ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale për rrugëtimin e të vëllait në BBV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat