Shakira ‘godet’ sërish, s’mungojnë thumbat për Pique edhe në këngën e saj të re

Mediale Vip

Shakira ‘godet’ sërish, s’mungojnë thumbat për Pique edhe në këngën e saj të re

Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:21
Shakira dhe Pique

Teksti i plotë i këngës së re të Shakirës ‘Acrostico’, i cili u publikua një ditë më parë i kushtohet djemve të saj, por prek edhe gjithashtu Pique-n.

Që kur u njoftua se Shakira do të publikonte një këngë të re, fansat e saj në mbarë botën mezi po prisnin për të dëgjuar tekstin dhe për të zbuluar nëse ajo e përdori këngën për të sulmuar sërish ish-partnerin e saj Gerard Pique.

Titulli i këngës, ‘Acrostico’ do të thotë akrostik. Akrostiku është një përbërje poetike në të cilën shkronjat e para, të mesme ose të fundit të çdo vargu kur lexohen vertikalisht formojnë një fjalë. Kjo ka bërë që fansat të shohin një kuptim të dyfishtë në titull që po nxit spekulime.

Mirëpo, kësaj radhe ka dalë ana emocionale e Shakirës, ​​e cila ia ka kushtuar këngën fëmijëve të saj, Milanit dhe Sashës.

Shkronja e parë e çdo vargu të strofës së parë, e lexuar vertikalisht nga lart poshtë formon emrin e ‘Milanit’ dhe në mes të këngës e njëjta gjë ndodh me fëmijën tjetër të saj, ‘Sasha’.

Por kjo nuk është e gjitha. Edhe pse këtë herë nuk ka referenca apo emra të qarta, këngëtarja kolumbiane ka lënë të kuptohet për marrëdhënien e saj të mëparshme me ish-futbollistin.

Kjo duket  në vargun e parë të këngës: “Ti më mësove se dashuria nuk është mashtrim dhe se kur është e vërtetë nuk mbaron kurrë”.

Vargu i dytë është një rrëfim i kohërave të këqija që këngëtarja kolumbiane ka kaluar muajt e fundit: “U përpoqa të të ndaloja të më shihje duke qarë, nuk doja të shihje brishtësinë time”.

Por teksti më i dukshëm për Pique është në vargjet e fundit: “ Nëse gjërat prishen, ato nuk hidhen, riparohen, problemet trajtohen dhe trajtohen. Duhet të qeshësh me jetën, edhe nëse plagët të dhembin .’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat