Adriana Matoshi largohet nga seriali “Sha je be tu folën”

Mediale Vip

Adriana Matoshi largohet nga seriali “Sha je be tu folën”

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:22
Adriana Matoshi

Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga aktoret më të dashura e më të pëlqyera nga publiku.

Bëhet fjalë për artisten nga Gjilani, Adriana Matoshi, e cila së fundmi ka qenë e angazhuar në disa projekte.

Megjithatë, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka bërë edhe një njoftim në rrjete sociale duke treguar se nuk është më pjesë e serialit “Sha je be tu folën”.

“Përshëndetje të gjithëve, ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e serialit “Sha je be tu folën”, u shpreh ajo.

Aktorja ka falënderuar ekipin, por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se përse është larguar.

“I falënderoj të gjithë aktorët dhe ekipin e serialit. Shihemi së shpejti në projektet e radhës”, vazhdoi tutje Matoshi.

Pjesë e këtij seriali janë disa nga aktorët e “O sa mirë”, por natyrisht në karaktere të reja.

Ky projekt është një prodhim ekzekutiv i producentëve dhe aktorëve Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat