Pak ditë pas lindjes u rikthye në punë, opinionistja e “Për’puthen” ndan pamjet me të bijën në prapaskenë

Mediale Vip

Pak ditë pas lindjes u rikthye në punë, opinionistja e “Për’puthen” ndan pamjet me të bijën në prapaskenë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:53
Neda Balluku me të bijën në prapaskenë

Opinionistja e “Për’puthen”, Neda Balluku, ka pak ditë që është bërë nënë për herë të tretë. Pas dy djemve, ajo dhe Ogreni pritën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Suzie Ann.

Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka sjellë në jetë të bijën, Neda ka vendosur që të rikthethet në punë. Madje ka vendosur që me vete të marrë edhe të voglën e saj.

Neda ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruan se ka qenë bashkëshorti i saj, i cili ia ka dërguar vajzën dy herë në punë për t’a ushqyer.

Postimi i Neda Ballukut:

Kush është në të njëjtën pozitë, e di fare mirë përjetimin e të rikthyerit në punë apo tek impenjimet kur sapo ke sjellë në jetë një fëmijë. Ndonëse mezi prisja, sepse dua që angazhimin tim në Për’puthen ta çoj denjësisht deri në fund, nuk e mohoj ankthin që kam ndjerë tërë javën për menaxhimin e regjistrimit maratonë dhe nevojës që Suzie Ann ka për të pirë gjatë ditës apo qoftë dhe për praninë e mamit.

Megjithatë, sot nuk mund të shkonte më mirë! Babi e solli gocën dy herë për t’u ushqyer dhe @olsamuhameti bëri magjinë e saj që kjo të ndodhte por edhe emisioni të vazhdonte rrjedhën e tij.

E di që e kam bërë shpesh, por dua ta bëj sërish këtu, të falenderoj produksionin tim të @perputhen_tch , @olsamuhameti @borazemani @hysa_leda @nikita_petritaj por edhe @xhuliodoci e të gjithë çunat e gocat, që jo vetëm me dashuri e mirëkuptim të jashtëzakonshëm i mundësuat kësaj nëne të re (jo dhe aq të re?) qetësi mendore e hapësirë për vajzën e saj të vogël sot por edhe përgjatë të gjithë periudhës së shtatzënisë.

Jam ndjerë e lirë, e kuptuar dhe vlerësuar. Dhe nuk është vështirë të punosh deri ditën e fundit kur ke kolegë të tillë. E gjithashtu @topchannelalbania. Në kushtet kur për pjesën më të madhe të punëdhënësve, shtatzënitë janë “problem” më vete, televizioni kurrë nuk e pa periudhën time si problem, krejt e kundërta, angazhimi im ka qenë njëjtë i mirëpritur.

Faleminderit me zemër ♥?

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat