I zhgënjyer nga ish-banorët e "BBV2"? Qetsori zbulon me kë ruan miqësi

Mediale Vip

I zhgënjyer nga ish-banorët e "BBV2"? Qetsori zbulon me kë ruan miqësi

Më: 21 maj 2023 Në ora: 06:38
Qetsor Ferrunaj

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Qetsor Ferrunaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi” dhe ka folur rreth familjes, jetës së tij dhe sigurisht pjesëmarrjes në “BBV2”. I pyetur se si i ka marrëdhëniet tani me ish-banorët Qetsori është përgjigjur:

"Kam miq Visin, Sabianin, Lorencin gati të gjitha ata që isha, kemi jetuar 2 muaj bashkë… edhe me Luizin kisha raporte të mira, tani jo se është i ngarkuar me punë, edhe me Efin kisha konflikte brenda shtëpisë po janë sqaruar… "

I pyetur se çfarë kritikash mori nga bashkëshorja për këtë pjesëmarrje ai u shpreh se nuk i kishte pëlqyer larja nudo në dush, të cilën Qetsori e bëri ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat