Reperi Fetty Wap dënohet me 6 vjet burg për trafikim droge

Mediale Vip

Reperi Fetty Wap dënohet me 6 vjet burg për trafikim droge

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:40
Fetty Wap

Reperi Willie Junior Maxwell II, i njohur me emrin e tij artistik Fetty Wap, është dënuar me gjashtë vjet burg për trafikim droge dhe me pesë vjet mbikëqyrje pas lirimit.

Gjykata federale në Central Islip shpjegoi se muzikanti ishte anëtar i një organizate që shpërndante më shumë se 100 kilogramë kokainë, heroinë në Long Island dhe Nju Xhersi.

Vitin e kaluar, u raportua se 31-vjeçari ishte burgosur pasi dyshohej se kërcënoi ta vriste një burrë, shkruan Metro.co.uk.

Në gusht 2022, zyra e prokurorit theksoi se ai u deklarua fajtor në gjykatën federale për komplot për të zotëruar dhe shpërndarë 500 gram ose më shumë kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat