Ju prezantojmë Celi Uka, një yll në ngjitje i muzikës

Mediale Vip

Ju prezantojmë Celi Uka, një yll në ngjitje i muzikës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 10:28
Celi Uka

Ai jeton dhe vepron në Zvicër, por mësojmë se me origjinë është nga Ferizaj. Po flasim për këngëtarin Celi Uka ku ka disa vite konkretisht që nga viti 2013 që merret me muzikë, por tashmë falë edhe takimit me menaxherin e tij video producenti Cinematik.CH po ngjitet me projektet e reja lart e më lart në muzikën shqiptare.

Vetëm pak ditë më parë Celi publikoi duetin me titull " Prishtina " që ka nisur të pritet, dëgjohet e klikohet mjaft mirë, ndërsa në fundjavën që po vjen ka gati projektin më të ri me titull "Ata sy " këtë herë solo e ku do të jetë një super këngë me një video fantastike.

Por artisti ju thamë që po ecën mjaft mirë edhe patjetër që duhet ta pranojmë se është një yll i muzikës gjithmonë në ngjitje, e kështu ai do të vij kë pas me një super hit veror, pasi mësojmë se idea është gati e së bashku me menaxherin e tij kanë zgjedhur dhe një super vend për realizimin e videos që do të jetë e nxehtë dhe padiskutim një nga këngët më të mira të verës 2023 për ta kërcyer e kënduar të gjithë.

Deri sa projektet e reja të jenë gati klikoni dhe shijoni në linkun më poshtë këngën "Prishtina " .BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat