Mc Kresha dhe Lyrical flasin për largimin nga muzika: Është si në sport

Mediale Vip

Mc Kresha dhe Lyrical flasin për largimin nga muzika: Është si në sport

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:24
Mc Kresha dhe Lyrical

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, prej kohësh është përfolur se do largohet nga muzika.

Ai bashkë me Lyrical Son janë padyshim një nga dyshet më ikonike në muzikën shqipatare. Por, duket se ata realisht po mendojnë tërheqjen nga muzika.

"Ne e shohim muzikën Hip-Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip-Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne."- tha Mc Kresha në një intervistë për "Top Albania Radio".

Për 1 vit e 1 muaj kanë bërë dy albume, por a do të vijnë me një recital së shpejti?

"Shpresojmë dhe jemi duke punuar. Por ne jemi pak perfeksionistë dhe pa ardhur në atë nivelin që duam ne, nuk po marrim guximin."- treguan artistët.

Më herët vetë Kresha ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Mc Kresha u shpreh në një intervistë se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.

“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat