Zayn Malik rikthehet në mediat sociale për të dhënë një mesazh të veçantë

Mediale Vip

Zayn Malik rikthehet në mediat sociale për të dhënë një mesazh të veçantë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:48
Zayn Malik

Zayn Malik është mirënjohës për fansat e tij.

Ndonëse këngëtari i "Pillow Talk" ka qëndruar kryesisht larg syrit të publikut vitet e fundit, ai bëri një postim të rrallë në rrjetet sociale më 27 maj për të dërguar një mesazh të përzemërt.

"Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi të mahnitshëm, veçanërisht fansat e mi të cilëve u kam borxh jetën time. Ju dua dhe ju adhuroj dhe shoh gjithçka që bëni për mua."

Duke qenë se 30-vjeçari nuk është zakonisht aktiv në platformën e mediave sociale – ai ka postuar vetëm një herë tjetër në Twitter në vitin 2023 deri më tani – dhe statusi i tij padyshim i kënaqi ndjekësit në internet.

Mesazhi i Zayn vjen një muaj pasi ai u duk se paralajmëroi rikthimin në muzikë në një tjetër platformë të mediave sociale, Instagram. Më 6 prill, Zayn postoi një foto me producentin Daniel Zaidenstadt nga një studio regjistrimi. Ndërsa nuk dhanë detaje, kjo u dha mbështetësve të Zayn shpresën se këngë të reja po vijnë.

Zayn – i cili së fundmi u përfol për një lidhje me Selena Gomez – po kalon kohë larg vëmendjes mediatike me vajzën 2-vjeçare të tij dhe Gigi Hadid, Khai. Në mars, Gigi foli për marrëdhënien e saj bashkëprindërore me Zayn. Në një intervistë me ‘The Sunday Times’, supermodelja vuri në dukje se ajo planifikon angazhimet për "kur Khai është me babain e saj. Fakti që ajo mund të jetë me të dy prindërit më bën shumë të lumtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat