Dea Mishel: Jam në një marrëdhënie me Kristin

Mediale Vip

Dea Mishel: Jam në një marrëdhënie me Kristin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 22:48
Dea dhe Kristi

Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar ndjekësit e saj, pasi ka postuar një foto me Krist Aliajn, duke i vendosur mbishkrimin “jam në një marrëdhënie me Kristin”.

Dy finalistët e “Big Brother VIP 2” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel. Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët.

Arkitektja nuk ka saktësuar nëse marrëdhënia për të cilën flet është marrëdhënie pune apo mes tyre ka diçka më shumë. Ajo i ka shtuar zërat për një romancë, duke shpërndarë postimin e Ronaldo Sharkës, ku në një foto të montuar duket Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri.

Miqësia mes dy ish-banorëve të “BBv” nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “reality show”, teksa të dy arritën të prekin finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat