‘A ta lansojmë këngën shqipe në verë?’ – Bebe Rexha publikon një fragment të “Të dua”

Mediale Vip

‘A ta lansojmë këngën shqipe në verë?’ – Bebe Rexha publikon një fragment të “Të dua”

Më: 30 maj 2023 Në ora: 22:52
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përgatitur një këngë në gjuhën shqipe që mund ta sjellë për fansat e saj të shumtë shqiptarë në një të ardhme të afërt.

Autorja e shumë hiteve ndërkombëtare e ka publikuar një video në InstaStory teksa e ka lëshuar këngën në kompjuter.

“A ta lansojmë këtë? A ta lansojmë këngën shqipe në verë?”, dëgjohet duke pyetur Bebe, ndërkohë që në prapavijë fillon muzika.

Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”.

Me ritme shqiptare në formë të një remiksi, Bebe duket e disponuar teksa këndon drejtpërdrejtë gjatë lëshimit të këngës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat