Xhuli Nura – protagoniste në klipin e ri të Arta Bajramit

Mediale Vip

Xhuli Nura – protagoniste në klipin e ri të Arta Bajramit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 10:00
Xhuli dhe Arta

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, prej kohësh ka nisur përgatitjet e albumit të ri.

Ajo tashmë ka sjell disa këngë nga ky album, e disa të tjera pritet që së shpejti të finalizohen me videoklip.

Në këngën e paralajmëruar “S’jam aktore”, artistja shqiptare tregon se protagoniste në klip është modelja Xhuli Nura.

Kjo e fundit për publikun u bë më e njohur që nga paraqitja në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Bajrami deri më tani ka sjell një këngë me klip të titulluar: “Intimidoj”.

Ajo pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor, të cilit i ka qëndruar besnike që nga fillimi.

Arta duhet theksuar se e ka përkrahur mjaft shumë Xhulin në kohën kur ishte në BBVK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat