Ka një arsye të fortë se pse Olta Boka nuk e publikon portretin e vajzës së saj

Mediale Vip

Ka një arsye të fortë se pse Olta Boka nuk e publikon portretin e vajzës së saj

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 21:58
Olta Boka

Olta Boka ka bërë një rrëfim shumë të veçantë këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. 

Ndër të tjera, këngëtarja tregoi edhe arsyen që fshihet pas vendimit për ta mbajtur portretin e vogëlushes së saj të fshehtë. 

Ajo tha se Gaia nuk është ende në moshën e duhur të vendosë nëse do të jetë pjesë e medias ose jo. 

“E kam bërë unë këtë zgjedhje. Unë jam rritur në media dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë. Në moshën që ajo ka, aq të vogël nuk e koncepton dot sepse nuk e ka kapacitet për veten e saj. Nëse në të ardhmen ajo do të dojë të jetë pjesë e medias, është okay, por sa më përket mua, nuk dua ta publikoj.”- zbuloi Olta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat