“A e kalon dot pishinën tani?”, Luizi s’i ndahet Ronaldos, ja komenti epik i tij

Mediale Vip

“A e kalon dot pishinën tani?”, Luizi s’i ndahet Ronaldos, ja komenti epik i tij

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 15:35
Luizi- Ronaldo

Ju kemi paralajmëruar se dramat pas ‘Big Brother VIP Albania’ janë akoma më shumë se brenda shtëpisë, e sot do ju tregojmë një tjetër.

Fituesi, Luiz Ejlli duket se ngacmimet me anë të batutave ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk i ka patur veç “në kuadër të lojës”. Ai i vazhdon edhe jashtë dhe po tërheq vëmendje me komentet që bën në postimet në rrjetet sociale.

Në videon ku shfaqet dorë për dore me Kiarën, ai mori një koment nga Ronaldo Sharka.

Image
Komentet

“Te komentoj pak se kam marr Tick-un blu dhe ka lezet” i shkruan Ronaldo dhe Luizi iu përgjigj me ironi nga një episod i ndodhur brenda shtëpisë së BBV.

“Tani që u bëre me tick blu, a e kalon dot pishinën?” i shkruan Luizi, koment i cili ka marrë mijëra pëlqime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat