Publikoi këngën e re në ditëlindjen e Bojken Lakos, dedikim nga Semi Jaupaj?

Mediale Vip

Publikoi këngën e re në ditëlindjen e Bojken Lakos, dedikim nga Semi Jaupaj?

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 18:14
Semi Jaupaj

Kënga më e re e Semi Jaupajt titullohet “Autostradë”; aho u publikua më 25 maj dhe u prit me mjaft entuziasëm nga fansat.

Por vëmendjes së ndjekësve nuk i ka shpëtuar fakti që data e publikimit të këngës përkon me ditëlindjen e ish-partnerit të saj, artistit të njohur Bojken Lako. A bëhet fjalë thjesht për një rastësi, apo një dedikim të fshehur?

Semi e dha vetë përgjigjen në një lidhje telefonike me emisionin “Live from Tirana” :

“Nuk e kam bërë qëllimisht, në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij. Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten e tij, e dëgjova në TikTok diku dhe i thashë është shumë e bukur, nuk mund të rri pa kënduar.

I thashë duhet të ma japësh mua.(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete. Është dashuri, më ka ndihmuar shumë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat