Enrique Iglesias më 30 qershor performon për herë të parë në Tiranë

Mediale Vip

Enrique Iglesias më 30 qershor performon për herë të parë në Tiranë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:11
Enrique Iglesias

Pak pasi u konfirmua se ylli latin, Ricky Martin do të mbaj koncert madhështor në Tiranë më 20 korrik, tashmë një tjetër artist me famë botërore do të mbaj një të tillë.

Bëhet fjalë për këngëtarin tjetër nga Spanja, Enrique Iglesias, i cili pritet të performojë në kryeqytetin e Shqipërisë më 30 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Vallëzojmë me yllin tjetër Enrique Iglesias në 30 qershor në Tiranë”, ka shkruar Rama në postimi.

Theksojmë që artisti 48-vjeçar njihet për hite “Bailamos”, “Hero”, “Subeme la radio”. “Ring My Bells” e shumë të tjera.

Kujtojmë që Tirana ka qenë nikoqir i koncerte të shumë yjeve ndërkombëtare si: Dua Lipa, Rita Ora, Maluma, Nikos Vertis. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat