Beatrix Ramosaj shkëlqen në fustan teksa feston ditëlindjen e 29-të

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj shkëlqen në fustan teksa feston ditëlindjen e 29-të

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 22:51
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është padyshim një prej emrave më të komentuar në media rozë.

Artistja ndonëse nuk është aktive me projekte muzikore, ajo u qëndron pranë fansave duke qenë e pranishme në rrjete sociale.

Ndërkohë, sot (e premte) Beatrix ka një ditë të veçantë, kjo pasi po feston ditëlindjen e 29-të.

Autorja e “Me ty” pranoi urime të shumta nga familjarë, miq e fansa të saj, teksa ndau edhe një imazh në të cilën bëri një dedikimi për vetën.

“Të dua”, ka shkruar Ramosaj mes tjerash në urimin për veten, ndërsa të shumta ishin edhe komentet nga ana e admiruesve.

Ndryshe, vlen të theksohet se Beatrix ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Brenda shtëpisë së famshme këngëtarja krijoi një lidhje të shkurtër dashuri me finalistin e atij viti, Donald Veshaj.

Megjithatë, dyshja pas përfundimit të formatit ndan rrugët me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat