Selena Gomez flirton hapur me futbollistët

Mediale Vip

Selena Gomez flirton hapur me futbollistët

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 23:51
Selena Gomez

Selena Gomez ka treguar edhe një herë se di të jetë edhe një person që bën humor. Këtë të paktën e konfirmon postimi i saj i fundit në TikTok. Përmes llogarisë së saj zyrtare, këngëtarja e njohur ka postuar një video ku shfaqet në një stadium, teksa një ekip futbollistësh po stërviteshin.

“Unë jam beqare,” dëgjohet të thotë Selena në këtë video duke shtuar: “Thjesht më pëlqen pak vëmendja, por do të të dua shumë”.

Videoja është bërë virale ndërsa edhe komentet kanë qenë të shumta. Shumë kanë komentuar për faktin se ajo deklarohet beqare, ndërsa kohët e fundit përflitet gjithnjë e më shumë se artistja mund të ketë një lidhje dashurie me këngëtarin Zayn Malik.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bëhet virale në rrjetet sociale pasi pak kohë më parë ajo u kë kryefjala e mediave sociale për shkak të një debate me tone të larta me truprojën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat