Luizi sqaron raportin e Kiarës me nënën e tij ashtu siç vetëm ai di

Mediale Vip

Luizi sqaron raportin e Kiarës me nënën e tij ashtu siç vetëm ai di

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:24
Luizi dhe Kiara

Ka pasur aludime të shumta në rrjet lidhur me marrëdhënien e Luizit me familjarët e tij.

Nxitur kryesisht nga mungesa e tyre në martesa e tij dhe Kiarës të organizuar finalen e "Big Brother VIP".

Prej disa javësh Luizi ndodhet në SHBA ku po mban koncerte për gjithë shqiptarët atje. Ai u dha fund edhe zërave për raportet me motrën kur publikoi një foto krah saj dhe kunatit të tij.

E në mënyrën e tij origjinale ai ka sqaruar edhe raportet e Kiarës me nënën e tij. Teksa ka qenë duke kënduar në skenë, Luizi i ka ndryshuar paksa tekstin këngës duke thënë "Kurrë nënën time Kiara s'e idhnon, do t'i bëjë kafe, çaj me limon."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat