Nicki Minaj e komenton filmin “The Barbie”: Ia keni qëlluar

Mediale Vip

Nicki Minaj e komenton filmin “The Barbie”: Ia keni qëlluar

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:33
Nicki Minaj

Reperja Nicki Minaj i ka quditur adhuruesit e saj me deklaratën e fundit.

Ajo rrallë herë jep kritika apo komente për kinematografinë, por kësaj radhe vëmendjen e saj e mori filmi “The Barbie”.

Minaj mori pjesë në premierën botërore të filmit në Los Angeles të dielën, dhe pozoi në tapetin e kuq bashkë me aktoren kryesore të filmit, Margot Robbie.

Këtë moment 40-vjeçarja e shpërndau në Twitter, duke thënë se Margot ishte e mrekullueshme në aktrim.

“I gjithë kasti i filmit ia qëlloi. Bravo do ta shoh sërish filmin, ia keni qëlluar, ka thënë Minaj në Twitter, shkruan People.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat