Melinda Ademi vë në fokus linjat joshëse në bikini

Mediale Vip

Melinda Ademi vë në fokus linjat joshëse në bikini

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:51
Melinda Ademi

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi merr çdo herë vëmendje me postimet që bën në rrjetet sociale.

Bukuroshja përveç për karrierën e suksesshme, komentohet edhe për bukurinë dhe linjat e mahnitshme të trupit.

Pas një pauze të ngarkuar me këngë të reja dhe koncerte, Melinda fundjavën po e shijon në jug të Shqipërisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

Rap-artistja ka zgjedhur Kep Merli si destinacion për t’u relaksuar, nga ku edhe ka publikuar poza të reja në bikini.

Në imazhet me rroba banjë, reperja vuri në fokus linjat e përsosura të trupit, teksa dukej më në formë se kurrë më parë.

“Pasi publikova 3 këngë/klipe muzikore për 1 muaj e gjysmë, më duhej një pushim”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e fotove.

Kujtojmë që aktualisht, ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit të parë që solli me Rina Balaj “Tornado”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat