Kiara Tito shfaqet në formë të mrekullueshme e veshur në të shkurtra

Mediale Vip

Kiara Tito shfaqet në formë të mrekullueshme e veshur në të shkurtra

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 21:27
Kiara Tito

Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP 2, Kiara Tito ka mahnitur edhe një herë tjetër admiruesit e saj.

Prezantuesja e cila është mjaft aktive në Instagram, ku numëron mbi 730 mijë ndjekës ka bërë një paraqitje të radhës ku dukej në formë të mrekullueshme.

Teksa po shijon një vikend relakuses në jug të Shqipërisë, 27-vjeçarja dukej e mahnitshme në të shkurtra.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, të kompletuar me xhinse gjithashtu të shkurtra dhe një çantë të vogël, Kiara dukej tërë shkëlqim.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet e fansave të saj, që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, kujtojmë që Kiara po shijon marrëdhënien e saj me fituesin e BBVA2, Luiz Ejllin.

Dyshja që u lidhën gjatë kohës sa ishin pjesë e shtëpisë së famshme, kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të spektaklit.

Ndërsa, të dy mbesin të angazhuar me projekte përkatëse, Kiara në moderim, teksa këngëtari shkodran me muzikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat