“Shqipëria e bukur” e Ivanka Trump! Vajza e ish-Presidentit të SHBA promovon vendin tonë

Mediale Vip

“Shqipëria e bukur” e Ivanka Trump! Vajza e ish-Presidentit të SHBA promovon vendin tonë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:59
Ivanka Trump

E bija e Donald Trump, Ivanka ka vendosur që këtë vit një pjesë të pushimeve të saj t’i kalojë në Shqipëri. Vajza e ish-presidenti amerikan nuk ndalon së reklamuari bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Instagrami i saj këtë të diele ishte i mbushur me pamje të ndryshme piktoreske nga brigjet shqiptare, ndërsa Ivanka shkruan “E bukura Shqipëri” dhe një emoji me sytë me zemra. Dhe si të mos i mjaftonte eksplorimi nga deti i vendit tonë, për 7.5 milionë ndjekësit e saj Ivanka shpërndau një video ku shihet duke pilotuar helikopterin mbi gadishullin e Karabaurunit dhe ishullin e Sazanit: “Jam duke mësuar”, shkruante ajo në postim.

Prej më shumë se një jave tashmë ajo ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në Vlorë edhe me jahtin e saj të madh luksoz ku ndodhet së bashku me bashkëshortin Jared Kushner dhe tre fëmijët.

Fillimisht jahti është parë duke vizituar gadishullin e Karaburunit dhe brigjet përreth. Më pas Ivanka është fotografuar në Tiranë duke vizituar muzeun e gjetheve me familjen, shoqëruar nga kryeministri Rama dhe ish-këshilltari i Sigurisë për presidentin Trump, Richard Grenell.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka vjen në vendin tonë, ndërsa ka foto nga viti 2021, ku ajo viziton Butrintin. Këtë vit destinacioni kryesor për vajzën e ish-presidentit duket se është Vlora, me të cilën ajo ka rënë në dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat