Çfarë fshihet pas ngjyrës së argjendtë në veshjet e Beyonce-s?

Mediale Vip

Çfarë fshihet pas ngjyrës së argjendtë në veshjet e Beyonce-s?

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 18:23
Beyonce

Diva e muzikës botërore ka “zaptuar” evenimentet artistike me turneun “Renaissance” duke dhuruar plot emocione dhe spektakël për gjithë adhuruesit e muzikës së saj. Në koncertin e fundit, Beyonce i kërkoi fansave që të mbanin në trup veshje argjendi, që përkojnë edhe me sezonin e Virgjëreshës, shenja e zodiakut të vetë artistes. Shumë fansa u habitën nga kjo kërkesë e pazakontë e artistes, e të tjerë hamendësuan se ndoshta kjo ishte një kërkesë para ditëlindjes së Beyonce-s.

"Sezoni i Virgjëreshës është afër. Ky turne ka qenë një gëzim i madh për mua dhe ndërsa po i afrohemi fundit, dëshira ime e ditëlindjes është të festoj bashkë me ju. Ndaj, ju kërkoj që të vishni diçka të argjendtë," shkroi Beyoncé në një postim në Instagram. 

Siç thotë Beyonce, gjithçka ka të bëjë me gëzimin. Por në një nivel kozmik, çfarë do të thotë të veshësh ngjyrë e argjendtë?

Çfarë fshihet pas ngjyrës së argjendit në veshjet e Beyonce-s?

Sipas Sarah Potter, një lexuese e letrave tarot që foli për “Instyle”: "Kjo është një ngjyrë shumë reflektuese që na ndihmon të futemi paqësisht brenda, të prekim emocionet dhe të përmirësojmë fuqinë e intuitës sonë. Nëse doni të tërhiqeni brenda botës suaj të brendshme, kjo është ngjyra e duhur për ju,” thotë Potter.

Thënë ndryshe, argjendi është një formë mbrojtjeje kundër gjërave negative, pra si sy i keq kundër problemeve apo dëmeve të ndryshme. Ajo sjell qartësi për ata që e veshin dhe vepron si një pasqyrë për ndjenjat më të thella dhe synimet shpirtërore. Kjo ngjyrë është super manifestuese, që do të thotë se na ndihmon të realizojmë më shpejt pasionet dhe dëshirat tona.

Të gjitha këto kuptime mund të jenë arsyeja pse Beyonce u kërkoi fansave të veshin ngjyrën e argjendtë plot shkëlqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat