Dita e Tuzit, Emina Çunmulaj mban fjalim para shqiptarëve të Malit të Zi

Mediale Vip

Dita e Tuzit, Emina Çunmulaj mban fjalim para shqiptarëve të Malit të Zi

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 12:45
Emina Çunmulaj

Pesë vite më parë në datën 1 shtator, qyteti u Tuzit u njoh edhe zyrtarisht si komunë në Republikën e Malit të Zi.

Ky zhvillim gëzoi edhe më shumë komunitetin shqiptar në Mal të Zi, të cilët tashmë jetojnë dhe veprojnë atje me të drejta të plota.

E për të shënuar këtë ditë, në Tuz u mblodhën plot shqiptarë në një organizim të bërë nga kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj.

E ftuar speciale ishte edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, ajo mbajti një fjalim para komunitetit shqiptar atje, ku u shpreh e lumtur për të arriturat e Tuzit në këto vite.

“Shyqyr që na ka ardhur koha të i festojmë investimet në Malësi që po i bën forumi shqiptar me kryetarin Nik Gjeloshaj. Sa bukur me i sjell fëmijët nga Amerika dhe me i sjell në një park kështu të bukur botëror dhe sa bukur me pas liri me vozit në rrugët e reja”, tha ndër të tjerash Çunmulaj.

Image
Emina Çunmulaj

Modelja shqiptare gjithashtu publikoi në InstaStory edhe një fotografi me kryetarin Gjeloshaj, ku e përgëzoi për punën e bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat