Sara Hoxha sqaron se çfarë ndodhi mes saj dhe Ledrit me Dafinën: Unë e mora si shaka

Mediale Vip

Sara Hoxha sqaron se çfarë ndodhi mes saj dhe Ledrit me Dafinën: Unë e mora si shaka

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 23:32
Sara Hoxha

Sara Hoxha ka bërë reagimin e parë publik rreth situatës virtuale të krijuar me Dafina Zeqirit. E ftuar sot në “S’e Luan Topi” ajo tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe Ledrit me Dafinën.

Sara tha se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postimin e Dafit dhe më pas situata u ekzagjerua nga mediat për klikime.

Nga gjithë këto zhurma që bëhen, gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri. Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtet mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtet që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë,” -u shpreh Sara, duke shtuar:

Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtet që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës, sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë.

E pyetur nëse kishte diçka për t’i thënë, ajo tha:

“Jo, jo. Unë mendoj se çdo njeri ka arsyet e veta dhe nëse ajo e mendon ashtu, lëre ta mendoj ashtu. Unë nuk jam këtu për t’i shpjeguar asaj që gjerat nuk është ashtu siç e mendon ajo. Ajo duhet të ketë persona të tjerë rreth e rrotull që t’ia thonë diçka të tillë!”

Në fund, Sara i uroi Dafit gjithë të mirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat