Xhoana bën rrëfimin tronditës: Jam nënë e një djali, ish-i ka ndërruar jetë

Mediale Vip

Xhoana bën rrëfimin tronditës: Jam nënë e një djali, ish-i ka ndërruar jetë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 07:54
Xhoana

‘Prime’ i Love Island Albania u transmetua mbrëmë nën drejtimin e Luana Vjollcës.

‘Reality show’ që ka thyer rekorde shikueshmërie na ka surprizuar çdo ditë e më shumë. Xhoana, një nga vajzat e vilës së dashurisë na ka prekur të gjithëve me historinë e saj, jo vetëm ne por edhe Arlindin.

Me anë të një klipi që u transmetua, Xhoana ka treguar se është nënë e një fëmije të vogël. E pyetur nga Amadea se pse qan, ajo është shprehur “më ka marrë malli për djalin”.  

Xhoana: “Kam një djalë, ex-i im ndërroi jetë kur unë isha 9-muajshe. Sipër tij nuk vendos askënd. Jam mami e një djali të vogël i cili është 1 vjeç e 5 muajsh. Do të doja shumë ta shihja fëmijën tim bashkë me të atin.”

Arlindi: “Më vjen shumë keq  për atë që ke kaluar, nuk të hedh poshtë, por do të ishte më mirë të ma kishe thënë që në fillim këtë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat