The Victor vjen me këngën e re “Dance Alone” në bashkëpunim me artisten rumune, Inna

Mediale Vip

The Victor vjen me këngën e re “Dance Alone” në bashkëpunim me artisten rumune, Inna

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 12:09
Inna dhe The Victor

Ai është njëri prej artistëve shqiptarë që po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për The Victor, këngëtarin që ka rrëmbyer zemrat e publikut me vokalin dhe interpretimin e tij të veçantë.

I njëjti solli disa projekte të suksesshme e po ashtu me disa emra të njohur të showbizit.

Së fundmi, ai ka kapërcyer kufijtë duke sjellë për fansat një bashkëpunim ndërkombëtar.

The Victor ka lansuar një këngë të re të quajtur “Dance Alone” në duet me artisten e famshme rumune, Inna.

Kjo këngë u kompletua edhe nga ana vizuale, me një performancë të mahnitshme të të dyve.

Reagimet qenë tejet pozitive menjëherë pas publikimit të këtij projekti, i cili tani ndodhet edhe në YouTube.

The Victor premton edhe shumë projekte të tjera muzikore që pritet t’i sjellë në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat