U tha se nuk do prezantojë BBV; Arbana dhe Ledioni marrin këtë vendim!

Mediale Vip

U tha se nuk do prezantojë BBV; Arbana dhe Ledioni marrin këtë vendim!

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:06
Ledioni dhe Arbana

E teksa edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” po afron, në media po qarkullojnë lajme se moderatorja e këtij ‘reality show’ mund të mos jetë Arbana Osmani. Gjithashtu bëhet me dije se brenda televizionit nisur të qarkullojnë emra të tjerë për moderimin e këtij ‘reality shoë’, si Ledion Liço dhe Bora Zemani.

E teksa këto dy emra po qarkullojnë në media, është vënë re se Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk ndiqen më në rrjetin social Instagram, duke shtuar në këtë mënyrë edhe më shumë zërat se lajmi për largimin e Arbana Osmanit është i vërtetë.

Si fillim lajmi u bë i ditur nga burime të “Anabel” pranë Top Channel, të cilët kanë konfirmuar se moderimi i “Big Brother VIP” mbetet i paqartë për shkak të një ‘ngërçi’ mes administratorëve të televizionit dhe Arbana Osmanit. Ky ‘ngërç’ mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar.

Nëse vërtet Ledioni Liço do të prezantojë këtë format, kjo nuk do të jetë hera e tij e parë pasi ai ka prezantuar edicionin e tetë të “Big Brother”.

Kujtojmë që si Ledioni ashtu edhe Bora, për momentin janë të dy të angazhuar me “Dancing Ëith The Stars”, Liço si producent dhe Zemani si moderatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat