Edona James thotë se nuk e ka problem të kryejë marrëdhënie intime para kamerave

Mediale Vip

Edona James thotë se nuk e ka problem të kryejë marrëdhënie intime para kamerave

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:01
Edona James

Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, ku shihej Edona teksa fliste me banorët e tjerë mbi tema eksplicite.

Ndërkohë, moderatorja Jonida Vokshi i drejtoi një pyetje të tipit: “Nëse shkon deri në finale si do ia bësh?”.

Dhe përgjigja e transgjinores ishte e qartë, duke u shprehur se nuk e ka problem që të kryejë edhe marrëdhënie intime para kamerave të transmetimit.

“Qysh është më së miri. Nuk e di ndoshta vjen ndonjë djalë i bukur që më pëlqen. Nuk e kam bërë kurrë para kamerave, por s’dua të them që s’do ta bëj atë. Unë e marr jetën qysh të më vjen”, ka thënë Edona James.

Përndryshe, të premten është eliminuar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtarja Brikenda Karricaj u largua si më e votuara gjatë javës nga televotimi, gjersa pati gjithashtu një banor të ri i cili u fut në BBVK.

Bëhet fjalë për këngëtarin afrikano-zviceran Domenik, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale, për këngët që këndon në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat