Bora Zemani moderatore e Big Brother VIP Albania 3? Befason me përgjigjen

Mediale Vip

Bora Zemani moderatore e Big Brother VIP Albania 3? Befason me përgjigjen

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:40
Bora Zemani

Është thënë prej kohësh që Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuese e Big Brother VIP Albania 3.

Ndonëse akoma nuk është konfirmuar asgjë, ka pasur zëra për emra të tjerë në këtë format.

Sipas asaj që ka qarkulluar në media, ky realiy shou mund të moderohet nga Ledion Liço apo Bora Zemani.

Kjo e fundit u pyet për këtë çështje në një intervistë dhënë për emisionin ‘Shqipëria Live’.

“Ti je ndër emrat që po përflitesh për Big Brother VIP”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Borës.

“Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?”, vazhdoi ajo.

“Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë. Le ta vendosë publiku. Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha mes tjerash Zemani.

Ajo tani është drejtuese e spektaklit të vallëzimit, “Dancing With the Stars”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat