Rasti i shantazhit, Mane e krahason Ganinë me Lindita Halimin

Mediale Vip

Rasti i shantazhit, Mane e krahason Ganinë me Lindita Halimin

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 23:07
Mane dhe Gania

Sonte nata e Prime-it filloi me deklarata e akuza shumë të rënda, të gjitha këto vetëm nga Ganiu.

Duke filluar me një rrëfim që ai supozonte që ka është i shantazhuar nga Buci e nga disa të afërm të tij, e deri te akuzat se Buci po shfrytëzon Santianën.

Opinionisti i këtij edicioni, Bledi Mane, si gjithnjë me komentet e tij epike, bëri një krahasim interesant për rastin e Ganiut.

“Ky debati yt se dikush nga fisi i Bucit erdhi të të provokojë në banjë, dhe ti mendove se është shantazh, më kujton ti sikur po kopjon një banore aty, e cila për gati dy-tre javë na tregonte histori të ndodhura 13 vjet më parë.” – nisi komentin e tij Mane.

Më tutje ai vazhdon: “Ti dhe Buci keni njohje, por jeni edhe lojtarë të fortë, por mos e ulni nivelin e lojës në thashetheme të qytetit, se nesër do të na vish përsëri dhe do të thuash ashtu si Linda: Buci më ftoi për një gotë verë, por unë e nuhata se ai më donte mua” – ironizon Bledi me deklaratën që Linda kishte bërë në lidhje me Bleron.

Bledi ka vazhduar ta këshillojë Ganiun që të tregohet më i pjekur, sepse do të bëhet i pabesueshëm dhe njerëzit mund ta votojnë që ta nxjerrin jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat