Një fëmijë i dytë në planet e Luizit? Këngëtari dëshiron një djalë, ja çfarë mendon Kiara për vendimin e rëndësishëm

Mediale Vip

Një fëmijë i dytë në planet e Luizit? Këngëtari dëshiron një djalë, ja çfarë mendon Kiara për vendimin e rëndësishëm

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:55
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli disa ditë më parë zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë përmes këngës “Frymë” të këngëtarit, një dedikim për të voglën e tyre.

Përmes videoklipit çifti ndanë me fansat momentet e tyre më të ëmbla nga momenti kur morën vesh lajmin e ëmbël dhe zbuluan gjininë.

Luizi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e tij, ndërsa ditën e sotme i ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë bashkëshortes së tij.

Artisti i ka kërkuar Kiarës që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër, pasi ka dëshirë që të ketë edhe një djalë dhe ti këndojë këngën ‘të ka baba çun lele’, moderatorja nga ana tjetër i tha këngëtarit që do bëjnë edhe një djalë sapo të lindë vajzën.

Pjesë nga biseda:

Luizi: A do e bëjmë edhe një djalë?

Kiara: A t’a bëjmë një herë këtë që kemi nisur?

Luizi: Unë kam kryer punë, e kam bërë, ty të ka ngelur

Kiara: Ta bëj unë, pastaj bëjmë tjetrin

Luizi: Kam qejf të këndoj atë këngën ‘të ka baba çun lele’. Se tani jam duke kënduar ‘kush ka vajza botën ka’. Do ma japësh një çun?

Kiara: Aman mo se vdiqe për një çun, vdiqe ti dhe të gjithë baballarët shqiptarë

Luizi: Fillove ti me iu dhënë material ‘maskilisti, ja do çun’, rri moj grua urtë

Kiara: Pastaj kur të bëhet goca do e shohësh

Kiara: Jo, jo, do e shohësh sa do e duash gocën

Luizi: Sa do e dua unë gocën?

Kiara: Do them unë ‘pse se bëra çun ta kisha për vete’.

Luizi: Ça thotë kjo, kur të bëhet goca. Goca është bërë, ka kryer punë. Thjeshtë është duke medituar edhe pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat