Kaderi dhe Blerando sjellin humor në shtëpi me imitimin e Bucit dhe Veronës

Mediale Vip

Kaderi dhe Blerando sjellin humor në shtëpi me imitimin e Bucit dhe Veronës

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:43
Big Brother Kosova

Natën e kaluar, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, hyri në shtëpi e dashura e Bucit, Verona.

Verona hyri në shtëpi pasi “Vëllai i Madh” inicioi lojën “ngriva-shkriva”, një moment i papritur që erdhi në një kohë kur Buci kishte filluar të bëhej shumë i afërt me Santianen.

Hyrja e Veronës në shtëpi shkakoi një tension të madh. Ajo hyri brenda, i hodhi një vështrim të shpejtë banorëve, për t’u drejtuar më pas te Buci duke i thënë: “Çoje krytë”.

Kjo skenë u tërhoq vëmendjen e të gjithëve, dhe më vonë Kaderi, së bashku me Blerandon në rolin e Bucit, vendosën të ribëjnë skenën në mënyrë humoristike.

Kaderi u ngrit dhe me një frymë loje nisi të imitojë Veronën, ndërsa Blerando u përfshi në lojë duke imituar reagimin e Bucit.

Buci dhe Lumbardhi, të cilët ishin të pranishëm gjatë kësaj skene, nuk mundën t’i mbajnë të qeshurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat