Si u lëndua Ganiu në Big Brother, a ndodhi incidenti pas problemit teknik?

Mediale Vip

Si u lëndua Ganiu në Big Brother, a ndodhi incidenti pas problemit teknik?

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 14:33
Ganiu

Ganiu, njëri nga banorët e Big Brother Vip Kosova, ka mbetur i lënduar, por nuk dihet nëse lëndimi i tij ka ardhur gjatë një loje apo ka ndodhur diçka tjetër pasi nuk janë transmetuar pamjet e lëndimit të tij.

Gazetari i Klan Kosovës në emisionin “Rreth e Rrotull” ka bërë të ditur se për ndërprerjen e transmetimit në dy kanalet e Big Brother gjithçka është sqaruar dhe se dy video të gjata, me një kohëzgjatje prej katër orësh, janë publikuar në YouTube në ditën tjetër.

Megjithatë, detajet mbi lëndimin e Ganiut ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Labinot Nimani dhe Egzona Shigjeqi kanë pohuar se kanë informacione mbi lëndimin, por detajet plotësuese do të shpallen në Prime.

Shigjeqi ka thënë se megjithëse kanë parë që Ganiu është lënduar, ende nuk kanë informacionin e plotë se si është lënduar.

Nga diskutimet e banorëve të Big Brother, ka ardhur një teori se lëndimi mund të jetë shkaktuar nga një lojë brenda shtëpisë.

Megjithatë, asnjë detaj shtesë nuk është ofruar deri në këtë moment.

Ndërkaq, gazetari Nimani ka theksuar se incidenti ka ndodhur pas problemit teknik në transmetim.

“Informacione kemi, por jemi vetëm edhe pak orë nga nata e Prime ku do të elaborohet e gjithë historia dhe gjithçka çfarë ka ndodhur në këtë javë”, ka thënë Nimani.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes dhe lëndimit të Ganiut, shikuesit do të duhet të presin për emisionin në Prime, ku pritet t’i zbulojnë të gjitha detajet në lidhje me këtë ngjarje të papritur në Big Brother.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat