Shqipe Hysenaj: Gani Gërmia nuk ka gram truri në kokë, s’është për këtë format

Mediale Vip

Shqipe Hysenaj: Gani Gërmia nuk ka gram truri në kokë, s’është për këtë format

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Banorët e BBVK

Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia janë dy nga banorët që zihen më së shumti në Big Brother VIP Kosova 2.

Ata kanë qenë të përfshirë në disa debate të ashpra, ku edhe shpesh kanë kaluar në ofendime.

Ajo së fundmi ka biseduar sërish me gazetarin e humoristin, ku i është drejtuar me disa fjalë të rënda.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” i tha atij se flet flet dhe se nuk ka kokë.

“S’ka gramë truri në kokë, ky tru nuk ka. Ky ka vetëm gojën. Ti je një nga personat që ke harruar veten”, i tha Shqipja, Ganisë.

Ajo tutje shtoi: “Uroj të ikësh dhe të vraposh këtu me vrap sprint. Je njëri i pështirë për këtë shtëpi. Shpresoj të të nxjerri publiku”.

Të njëjtit janë në nominim këtë javë për shkak të sherrit të tyre të bujshëm, si dënim nga ‘Vëllai i Madh’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat