Aktorja e njohur së shpejti nënë për herë të dytë, ja mënyra e veçantë që ajo zbuloi lajmin e ëmbël

Mediale Vip

Aktorja e njohur së shpejti nënë për herë të dytë, ja mënyra e veçantë që ajo zbuloi lajmin e ëmbël

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 22:35
Rooney Mara

Aktorja e famshme, Rooney Mara është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë me të fejuarin Joaquin Phoenix.

38-vjeçarja mori pjesë në premierën e La Cocina në Festivalin e Filmit të Berlinit në Gjermani, e veshur me fustan të zi ku barku i saj i rrumbullakosur ishte i dukshëm.

Mara dhe Phoenix, të cilët u fejuan në vitin 2019, rreth 7 vite pasi u njohën në xhirimet e dramës Her në 2012, janë prindër të djalit River, i cili erdhi në jetë në vitin 2020.

Çifti i kanë vendosur djalit emrin e vëllait të madh të aktorit, i cili vdiq në moshën 23 vjeçare më 31 tetor 1993, nga një mbidozë.

Mara dhe Phoenix janë shumë privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke e mbajtur shumë të fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat