“Egla të kam nxjerrë nga audicionet”/ Për çfarë e ka fjalën Juli?

Mediale Vip

“Egla të kam nxjerrë nga audicionet”/ Për çfarë e ka fjalën Juli?

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:24
Juli

Mesdita e sotme në ‘Big Brother Vip’ ka vijuar me debate. Juli është kthyer pas në kohë dhe i ka kujtuar sot Eglës kohën kur e refuzoi për audicionet e një projekti.

“Ke ardhur tek unë për audicione dhe të kam nxjerrë jashtë. Thuaja njerëzve të vërtetat e tua”, i tha Juli, Eglës.

Kjo e fundit ju kthye duke i quajtur gënjeshtra deklaratat e tij, ndërsa debati nuk u ka shpëtuar ofendimeve dhe gjykimeve personale.

Debati mes dy banorëve është i hershëm. Në vetëm pak ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, përplasja nisi për të brendshmet e Julit, ku Egla i kërkoi të mos shfaqet gjysmë i zhveshur në dhomë me vajzat. Për të njëjtën arsye, aktorja ka patur debate edhe me ish-banorin, Graciano Taganin.

Biseda e plotë në videon më poshtë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat