Agravon debati, Egla tenton të hedhë Françeskën në pishinë

Mediale Vip

Agravon debati, Egla tenton të hedhë Françeskën në pishinë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 16:21
Egla dhe Françeska

Ditën e sotme, Egla dhe Françeska, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën. Nuk është hera e parë që dyshja ka patur përplasje së bashku.

Debati i sotëm ka nisur nga Egla, e cila ka komentuar trupin dhe peshën e Françeskës dhe siç duket kjo gjë e ka prekur atë.

Teksa debati ka vazhduar, dyshja ka nisur të eci rreth pishinës dhe në një moment Egla tenton të rrëzojë Françeskën brenda në pishinë.

Egla: Ti je e pisët, nuk të jap kënaqësinë e copës që më kërkon.

Egla shtyn me trup Françeskën.

Françeska: Doje të më hidhje në pishinë? Çfarë bën, a je në terezi?

Egla: Unë po eci.

Fraçeska: Do që të më hedhësh në pishinë? A je në terezi se çfarë je duke bërë?  Më duket se ke luajtur mendsh.

Video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat