Që prej fillimit, Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë vetëm 1 rregull në marrëdhënien e tyre

Mediale Vip

Që prej fillimit, Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë vetëm 1 rregull në marrëdhënien e tyre

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 19:01
Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bashkë që prej vitit 2011 dhe marrëdhënia e tyre është ndër më të admiruarat në showbiz-in botëror. Thënë kjo, publiku është gjithë sy e veshë sa herë ata ndajnë një sekret nga raporti i tyre.

Blake Lively ka treguar se ka një rregull specifik që të dy e kanë vendosur në fillim të lidhjes.

Kur unë dhe Ryan u lidhëm bashkë, vendosëm një rregull që mos punojmë asnjëherë të dy në të njëjtën kohë. Sepse duam që të kemi gjithmonë prioritet jetën personale”, tha ajo në Further Ado.

Më tej zbuloi se ky rregull ka qenë i vështirë për t’u mbajtur sepse duhet balancuar në aspekt emocional dhe financiar, për më tepër puna është për të dy e rëndësishme shpjegon ajo.

“Kur nisëm ne lidhjen unë isha duke punuar pa pushim me “Gossip Girls” dhe ka pasur raste kur xhironim 3 episode njëherësh”, ka thënë ajo.

Mesa kuptohet, ky rregull i ka ndihumar shumë Blake dhe Ryan që të mbajnë nën kontroll lidhjen e tyre pavarësisht si kanë shkuar gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat