Aludime se u nda nga partnerja pasi e tradhëtoi, reagon Eros Grezda

Mediale Vip

Aludime se u nda nga partnerja pasi e tradhëtoi, reagon Eros Grezda

Më: 3 mars 2024 Në ora: 20:51
Eros Grezda dhe Ajsel Abazi

Spekulime dhe dyshime për divorcin mes futbollistit shqiptar Eros Grezda dhe partneres së tij, këngëtares Ajsel Abazi janë shuar së fundmi nga Eros vetë. Kur ata sapo ishin bërë prindër dhe dukej se po jetonin një martesë të lumtur, pati indikacione se ata mund të jenë në prag të një divorci.

Shkak u bë fati se çifti fshiu fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqen më në Instagram. Sot “Gazeta Panorama” shkroi se shkak i ndarjes ishte bërë tradhëtia e futbollistit.

Gjë që ky i fundit e ka mohuar përmes një status në Instagram. Ai shkruan se jo vetëm që nuk ka tradhëti, por as ndarje.

“Si guxoni të fusni shkrime të tilla duke u bazuar në "follow-unfollow"? Kushdo që ka marrë guximin të shkruajë një titull kaq të rëndë pa të drejtë dhe pa argument ta dijë që ka familjarë që preken nga këto shkrime. As ndarje, as tradhëti s'ka pas por e shoh që ka ardh koha që duhet të hedhësh story për të sqaruar çdo gjë !”-shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat