Ia thyen një vezë në kokë Romeos, reagon Donald Veshaj: Bravo për durimin

Mediale Vip

Ia thyen një vezë në kokë Romeos, reagon Donald Veshaj: Bravo për durimin

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:31
Romeo

Ledjona Xheladinaj mori vëmendje gjatë ditës së sotme (e hënë) për një gjest që bëri kundrejt Romeo Veshajt.

Teksa po qëndronin një pjesë e banorëve në oborr, gazetarja në një moment ia theu një vezë në kokë prezantuesit.

Ajo më pas po e përkëdhelte duke ia shtrirë vezën në gjithë kokën e duke i qëndruar pranë.

Romeo në anën tjetër dukej shumë i qetë, nuk bëri ndonjë reagim, veçse iu drejtua Ledjonës me fjalët: “Nuk ke argumenta”.

Për këtë një reagim u bë nga vëllai i Romeos, Donald Veshaj, i cili po ashtu ka qenë konkurrent në edicionin e parë të formatit.

“Veprimet e lojtarëve që kanë argumenta të forta. Bravo për durimin shpirti”, tha ai.

Në Big Brother po vazhdojnë debatet e ashpra e polemikat ndërmjet banorëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat